CEREMONIA E HAPJES SË PROJEKTIT ‘KIST’

CEREMONIA E HAPJES SË PROJEKTIT ‘KIST’

Ngjarja nismëtare e projektit KIST mblodhi përfaqësuesit e 10 shkollave përfituese nga 10 Komuna të Kosovës, përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Qendrës për Arsimin e Kosovës dhe Dokufest, në ‘Autostrada Hangar’ të Prizrenit. 

Gjatë ceremonisë, pati fjalë mirëseardhjeje nga: Rudinë Jakupi, Zyrtare e Lartë për Politikat e Sigurisë dhe Stabilitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë; Eroll Bilibani, Udhëheqës i Dokulab, Dokufest; dhe Petrit Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i KEC.

Poashtu u prezantuan aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të projektit si dhe u nënshkruan marrëveshjet e mirëkuptimit me shkollat përfituese.