Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

CEREMONIA E HAPJES SË PROJEKTIT ‘KIST’

Ngjarja nismëtare e projektit KIST mblodhi përfaqësuesit e 10 shkollave përfituese nga 10 Komuna të Kosovës, përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Qendrës për Arsimin e Kosovës dhe Dokufest, në ‘Autostrada Hangar’ të Prizrenit. Gjatë ceremonisë, pati fjalë mirëseardhjeje nga: Rudinë Jakupi, Zyrtare e Lartë për Politikat e Sigurisë dhe Stabilitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë; Eroll Bilibani, Udhëheqës i Dokulab, Dokufest; dhe Petrit Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i KEC. Poashtu u prezantuan aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të projektit si dhe u nënshkruan marrëveshjet e mirëkuptimit me shkollat përfituese.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."