MANUSHAQE IBRAHIMI, artiste e re nga Kosova, ka përfunduar studimet në Art dhe Media Digjitale. Puna e saj është e përqendruar në projekte eksperimentale që trajtojnë temat e izolimit dhe përvojave personale, duke shfaqur gjithashtu çështje shoqërore. Pasioni i saj për tregimin e historive, fotografinë dhe mediat vizuale e ka shtyrë të kalojë në filmbërje për të nxjerrë në pah histori të pathëna.
---
LEART RAMA, është një regjisor filmi dhe DJ nga Kosova. Si ish-pjesëmarrës në shkollën e filmit Future is Here nga DokuFest, ai luan rolin e një mentori për regjisorët e rinj. Pas diplomimit në Regji Filmi dhe Televizion në Universitetin e Arteve në Tiranë, ai themeloi Katarzë Films. Filmat e tij, si Life After a Lifetime dhe Corona Diary, janë shfaqur në festivale ndërkombëtare. Learti është gjithashtu themelues i shtëpisë muzikore blissblissbliss dhe kurator muzikor i DokuNights në DokuFest.
---
DAFINA DAKA, regjisore dhe psikologe nga Prishtina, trajton në punën e saj identitetin, normat shoqërore dhe emocionet njerëzore. Ajo nisi karrierën e saj në film përmes punëtorisë së DokuFest-it, ku krijoi dokumentarin e shkurtër BURRË, një reflektim mbi maskulinitetin në shoqërinë kosovare. Filmi rrëfen historinë e një të riu që sfidon normat shoqërore, duke eksploruar rezistencën e tij dhe rrugëtimin drejt vetë-zbulimit.
---
HANA AHMETI, është një regjisore nga Kosova, e cila filloi pasionin e saj për fotografinë në adoleshencë dhe më pas kaloi te filmit dhe dokumentari. Aktualisht studion Kamerë dhe Montazh në Universitetin e Prishtinës dhe ka krijuar filma të shkurtër si Flutura dhe Adelina, të cilët janë shfaqur në festivale evropiane. Përveç kësaj, ajo është pjesë e Future is Here në DokuFest dhe punon si montazhiere.
---
RIAD ARFIN, regjisor nga Bangladeshi që jeton në Skoci, njihet për qasjen e tij poetike dhe për trajtimin e temave të thella në film. Filmi i tij A Border Between Us është shfaqur në BFI London Film Festival dhe Doc NYC, ku fitoi çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në UK Asian Film Festival 2024.
---
HUSS AL-CHOKHDAR është një artist arab me bazë në Glasgow. Ai rrëfen histori përmes filmit, performancës dhe imazhit në lëvizje, duke eksploruar tema si zhvendosja, kujtesa dhe rezistenca. Puna e tij ndërthur narrativat personale me ato politike, duke u shfaqur në festivale dhe ekspozita ndërkombëtare. Me përvojë si programues festivalesh, ai synon të hapë biseda domethënëse dhe të sfidojë rrëfimet dominuese.
---
MERAY DINER është një regjisore e njohur për dokumentarët e saj krijues për të cilët edhe ka marrë çmime. Ajo trajtojnë tema si toka, uji dhe çështjet mjedisore nga perspektiva e grave. Puna e saj sfidon rolet tradicionale gjinore, prindërinë dhe përfaqësimin. Filmi i saj Pink Moon fokusohet në traumën ndërbreznore në një familje nga një komunitet post-konflikt në Qipro.
---
EOIN WILSON, dokumenton njerëz dhe komunitete në rezistencë, duke trajtuar tema mbi padrejtësinë në Bask, zjarrfikësit në Meksikë, dhunën policore, zhdukjet e detyruara dhe mbrojtjen e tokës nga popujt indigjenë. Ai ka jetuar në Palestinë, Jordani, Siri, Meksikë, Irlandë dhe Skoci dhe aktualisht po përfundon doktoraturën në dokumentarë mbi rezistencën ndaj dhunës së organizuar në Meksikë.