Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

DokuFest dhe Instituti Skocez i  Filmit Dokumentar prezantojnë regjisorët alumni të përzgjedhur për programin e residencës Breaking Borders

Tetë filmbërës nga vende të ndryshme do të eksplorojnë perspektiva të ndryshme, duke nxitur sinergji krijuese kuptimplotë. Të udhëhequr nga mentorët me përvojë Saeed Taji Farouky dhe Kumjana Novakova, ata do të zhvillojnë projektet e tyre filmike të frymëzuara nga tema "Ri-imagjinimi i bashkëpunimit në një botë të polarizuar".

Ky bashkëpunim bashkon platformën dinamike të DokuFest në Evropën Juglindore me ekspertizën globale të SDI, duke krijuar një iniciativë inovative për të ushqyer filmbërës në zhvillim dhe për të nxitur dialogun ndërkulturor. Partneriteti pasqyron një vizion të përbashkët: fuqizimin e filmbërësve si tregimtarë dhe faktorë të ndryshimit. Ky partneriteti synon të kapërcejë hendekun midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit duke nxitur bashkëpunimin krijues dhe duke adresuar çështje urgjente shoqërore përmes krijimit të filmave dokumentarë.

Breaking Borders është një projekt i përbashkët i zbatuar nga DokuFest dhe Instituti Skocez i Filmit  Dokumentarë, i financuar nga British Council.

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor