Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR PROKURIM: për blerjen e një veture për nevojat e organizatës

DokuFest ka nevojë për të blerë një veture që do të shfrytëzohet për nevojat e organizatës, duke përfshirë transport i stafit, materialeve, apo aktivitete të tjera specifike. Vetura duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme

Lloji i Automjetit: 

Veture ose SUV 

Shpejtësitë/Marshi: Automatik 

Dyer: 5 

Me kilometrazhë: 0

1. Kushtet teknike: Preferohet hybrid ose Eco Friendly, Karburant: Benzin

2. Statusi i Automjetit: Automjet i ri

3. Afati i dorëzimit të veturës: Pas nënshkrimit të kontratës

4. Çmimi dhe pagesa: Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira. Pagesa bëhet me transfer bankar sipas kontrates dhe faturës së lëshuar.

Afati për dorëzimin e ofertave: Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se 24.02.2025

Dokumentacioni i kërkuar nga ofertuesit:

1. Kopje e certifikatës së regjistrimit të kompanisë dhe dokumenteve të tjera të legjitimimit.

2. Dokumentacion i dëshmuar për automjetet që ofrohen (dokumentacion teknik, certifikata të cilësisë, etj.).

3. Oferta financiare e detajuar. Foto të automjetit të ofruar, nga brenda dhe jashtë.

4. Afati i garancisë dhe servisimet pas-shitjes.

Vlerësimi i ofertave: Ofertat do të vlerësohen sipas kritereve të mëposhtme:

· Përputhshmëria me kërkesat teknike.

· Çmimi i ofertuar.

· Kohëzgjatja e garancisë dhe kushte të tjera pas-shitjes.

· Përvoja dhe reputacioni i ofertuesit.

Adresa e dorëzimit të ofertave: 24.02.2025, të gjitha kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat e tyre financiare në formë elektronike në adresën vijuese: [email protected]

DOKUMENTI

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë