Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

Thirrje për Bashkëpunim: Kompanitë e Shërbimeve të Sigurimit Fizik

DokuFest kërkon të bashkëpunojë me një kompani të licencuar private të sigurimit për edicionin e 24-të.

Si ndër ngjarjet më madhore gjatë verës në Prizren, DokuFest bëhet vendtakim i shumë vizitorëve brenda dhe jashtë vendit.

Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë të sigurojmë që çdo aktivitet i festivalit të përfundojë pa asnjë problem.

Për t’u siguruar që të gjithë të kalojnë një kohë sa më të mirë, ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me një agjenci profesionale të sigurimit, me të cilët mund të punojmë gjatë periudhës së festivalit.

Ne po kërkojmë për:

Punonjës fizik të sigurimit të licencuar dhe me përvojë
• Mbulimi i hapësirave të ndryshme të festivalit
• Shërbimet e sigurimit të jenë 24 orë 
Komunikim të mirë me ekipin e festivalit
Person kontaktues / koordinatorë ndërmjetë ekipit tonë dhe anasjelltas.

Si të Aplikoni:
Kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë Ofertën/Orë pune e tyre, duke bashkangjitur një profil të shkurtër të kompanisë dhe përvojat e tyre në evente të ngjashme, në adresën: [email protected]

Afati për aplikime: 20 qershor 2025

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."