Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

Thirrje për Aplikim: Projekti Inovacioni Digjital Në Film dhe Transformimi Kulturor – D:Fict

DokuFest nis projektin D:Fict, një mundësi e veçantë për nxënësit e moshës 12-18 vjeç për të fituar aftësi digjitale dhe të bëhen kineastë të rinj! Ftojmë shkollat në Kosovë që të aplikojnë në këtë program , që do t’i ndihmojë nxënësve të zhvillohen si krijues tregimesh dhe krijues digjitalë.

D:Fict është projekt një vjeçarë dhe përfshin trajnim praktik për tregimin digjital, realizimin e filmave dhe sigurinë kibernetike. Nxënësit do të kenë mundësinë të punojnë me profesionistë, të marrin pjesë në projekte reale dhe të eksplorojnë teknologji si AR - Augmented Reality (Realiteti i Zgjeruar) dhe VR - Virtual Reality (Realiteti Virtual) për krijimin e tregimeve. Ky projekt i mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, synon të fuqizojë brezin e ri të tregimtarëve digjitalë dhe kineastëve. Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren, është qendër për bashkëpunim mes kompanive vendore dhe ndërkombëtare, programeve të trajnimit professional, institucioneve akademike, agjencive qeveritare, OJQ-ve si dhe hapësirë për aktivitete kulturore dhe artistike.

Pse të bashkoheni?

· Ndërtoni Aftësi Digjitale: Nga krijimi i videove deri te njohuritë për sigurinë kibernetike, nxënësit do të fitojnë aftësi të vlefshme për karrierat e ardhshme.

· Eksploroni Teknologjinë AR/VR: Nxënësit do të mësojnë si të krijojnë tregime me teknologjitë më të reja si AR dhe VR, duke u përgatitur për një të ardhme digjitale.

· Rrisni Ndërgjegjësimin për Sigurinë Kibernetike: Përmes programit, nxënësit do të mësojnë praktika të sigurta digjitale dhe si të mbrojnë përmbajtjet e tyre online.

Pikat kryesore të programit

1. Trajnim Praktik: Nxënësit fillojnë nga bazat dhe kalojnë në trajnim të avancuar për tregimin digjital dhe realizimin e filmave.

2. Krijimi i Tregimeve me AR/VR: Me përdorimin e AR dhe VR, nxënësit do të eksplorojnë mënyra inovative për të krijuar tregimet e tyre.

3. Ndërgjegjësimi për Sigurinë Kibernetike: Aftësitë për sigurinë kibernetike do të integrohen në trajnim për të ndihmuar nxënësit të mbrojnë punën e tyre digjitale.

4. Prezantimi & Angazhimi me Komunitetin: Projektet e nxënësve do të ndahen me komunitetin, duke rritur besimin e tyre dhe ndikimin që kanë.

Kush mund të aplikojë?

· Shkollat e mesme të ulët dhe shkollat e mesme të lartë: Mbështetni pjesëmarrjen e nxënësve tuaj dhe ndihmoni ata të zbulojnë potencialin e tyre në fushat digjitale dhe krijuese.

· Nxënësit e moshës 12-18 vjeç: Ideal për nxënës që dëshirojnë të mësojnë për film, media digjitale dhe praktikat e sigurta online.

Aplikimet janë të hapura der më datën 30 Nëntor! Mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe nxënësit janë të mirëpritur të aplikojnë për këtë mundësi.

Projekti D:Fict zgjat një vit dhe përfshin trajnim praktik për tregimin digjital, realizimin e filmave dhe sigurinë kibernetike. Nxënësit do të kenë mundësinë të punojnë me profesionistë, të marrin pjesë në projekte reale dhe të eksplorojnë teknologji si Realiteti i Shtuar (AR) dhe Realiteti Virtual (VR) për tregimin e historive.

Format e aplikimit: 

Për shkolla: https://forms.office.com/r/Dwn6bwbTnR 

Për nxënës: https://forms.office.com/r/sXGv1YXUc8 

*Ky projekt është në bashkëpunim me Innovation Training Park (ITP) Prizren që implementohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë