DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të…
Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab
Kemi kënaqësinë t’i ndajmë statistikat e pjesëmarrjes në programet tona trajnuese gjatë vitit 2024.
Këtë vit, kemi trajnuar 211 mësimdhënës nga shkollat publike, 128 gra (61%) dhe 83 burra (39%), nga 26 komuna të Kosovës dhe 2 pjesëmarres nga Tirana, Shqipëri.
Trajnimet janë fokusuar në perdorimin e Bibliotekës Digjitale të Mësimdhënësit, krijimin e fletave të punës dhe integrimin e filmit në kurrikulën shkollore.
Mësimdhënësit gjithashtu kanë marrë pjesë në programe trajnuese në Edukimin Mediatik, dhe kanë fuqizuar aftësitë e tyre të zhvillimin e mendimin kritik, të drejtat e njeriut dhe barazi.
Gjithashtu, programet trajnuese për zhvillimin shoqeror të të rinjëve ka përfshirë 284 studentë nga 18 komuna të Kosovës dhe 3 studentë nga Tirana. Prej tyre, 157 ishin gra (55%) dhe 127 burra (45%).
9 studentë (16-18 vjeç) prodhuan 8 filma permes shkollës së filmit "Future is Here".
36 studentë (18-25 vjeç) ishin pjesë e projektit 'Stories We Tell' që shërben si urë për dialog dhe mirëkuptim midis te rinjve nga komunitete te ndryshme në Kosovë.
239 studentë (12-16 vjeç) u shkathtésuan nê programe digjitale qe nxisin kreativitet permes projektit KIST+.
Faleminderit për mbështetjen, besimin dhe bashkêpunimin tuaj te vazhdueshêm!