PREZANTOJMË LIGJËRUESIT E SHKOLLËS SË FILMIT ‘E ARDHMJA ËSHTË KËTU’

PREZANTOJMË LIGJËRUESIT E SHKOLLËS SË FILMIT ‘E ARDHMJA ËSHTË KËTU’

Regjisorë të njohur dhe profesionistë të filmit janë bashkangjitur në Shkollën tonë të Filmit ‘E ARDHMJA ËSHTË KËTU’ për të mësuar dhe udhëhequr studentët tanë të shkollës së mesme të filmit për proceset e prezantimit vizuel të tregimeve.

Regjisorë të njohur dhe profesionistë të filmit janë bashkangjitur në Shkollën tonë të Filmit ‘E ARDHMJA ËSHTË KËTU’ për të mësuar dhe udhëhequr studentët tanë të shkollës së mesme të filmit për proceset e prezantimit vizuel të tregimeve.

Kampi i Filmit do të fillojë më 4 janar 2021 dhe do të udhëheqet nga regjisorja kosovare Blerta Zeqiri, mbështetur nga regjisorja dhe ligjeruesja universitare Andrijana Stojković.

Veton Nurkollari nga DokuFest do të sigurojë një studim të shpejtë të zhvillimit historik të filmit non-fiction, duke filluar nga shekulli XIX deri në ditët e sotme nëpërmjet një diskutimi interaktiv të shoqëruar nga disa klipe filmike.

Regjisorja dhe producentja shqiptaro-zvicerane, Dea Gjinovci, do t’i bashkohet shkollës tonë të filmit si ligjëruese e hulumtimit në filmin dokumentar.

Samir Ljuma, kinematograf dhe producent i mirënjohur, që përqendrohet në dokumentimin e sjelljes njerëzore, marrëdhënieve intime dhe ndërveprimit autentik, do të fokusohet mbi estetikën në filmin dokumentar.

Kolegu i tij kosovar, Samir Karahoda nga DokuFest do të ofroj një trajnim praktik mbi përdorimin e kamerës. Ai do të shfaqë filmin e tij të shkurtë të vlerësuar me çmime ndërkombëtare ‘IN BETWEEN’ dhe do të ofrojë mundësi për studentët e filmit për të diskutuar procesin e tij të krijimit të filmit në një seancë ekskluzive P&P.

Regjisori Thomas Logoreci, i cili bashkë-shkroi dokumentarin e metrazhit të gjatë për Shqipërinë, Here Be Dragons, me regjisorin e mirënjohur irlandez Mark Cousins do të mbuloj Etikën në Filmin Dokumentar, përderisa editorja e njohur Jelena Maksimović do të bashkangjitet online për të diskutuar në lidhje me procesin e editimit në krijimin e filmit dokumentar.

Pse zëri dhe dizajnerat e zërit janë po aq të rëndësishëm në krijimin e filmave dokumentarë – dhe mënyrat për t’iu qasur do të shpjegohet në trajnim nga Pëllumb Ballata.

Më në fund, dy regjisorë jashtëzakonisht të talentuar të rinjë kosovar More Raça dhe Leart Rama do të ofrojnë dy punëtori.

More Raça do të prezantojë hulumtimin e saj në bërje e sipër për dokumentarin ‘Home is where the films are’ në lidhje me fuqinë e filmit për të ndihmuar fëmijët të tejkalojnë traumën.

Learti është ish-nxënës i Shkollës së Filmit të DokuFest i cili përqëndrohet në kërkimin e emocioneve njerëzore në kinema. Ai do të prezantojë filmin e tij dokumentar të vlerësuar me çmim ‘STACIONI’, një storie e treguar nga perspektiva ‘Fly on the Wall’.

Kampi i filmit do të organizohet në formë hibride me evente fizike dhe virtuale.

DokuFesti do të sigurojë për të gjithë pjesëmarrësit dhe ligjeruesit distancë të sigurtë fizike duke iu ofruar një vend të gjerë përgjatë gjithë aktiviteteve.