Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

KAMPI I PARË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

Nga 22-27 qeshor arritëm që ta organizojmë kampin e parë të shkëmbimit ndërkulturor mes të rinjëve nga Kosova dhe Serbia. Të rinjët patën rastin që përveç vizitave në organizata, galeri dhe muze të ndryshme të kalojnë një pjesë të madhe të kohës duke mësuar për njëri-tjetrin. E tëra kjo përfundoi me portrete vizuale të realizuara përmes bashkëbisedimit mes të rinjëve duke u përqendruar në aspektin e kundërshtimit të narracionit të ashpërsuar të mediave që krijojnë paragjykime dhe stereotipizime ndaj njëri-tjetrit. Intervistat do të kurohen si ekspozitë digjitale që do të lansohet gjatë edicionit XX të DokuFest nga 6-14 gusht në Prizren. Projekti realizohet në bashkëpunim me Festivalin 'Free Zone' dhe Fondin B92 nga Beogradi dhe financohet nga Bashkimi Europian.

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."