Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

KLUBET DIGJITALE TË MEDIAS

Projekt i ri me përkrahjen e German Development Cooperation ka krijuar 20 Klube Digjitale të Medias në shkollat kampione të shtatë Komunave të Kosovës.

Projekt i ri me përkrahjen e German Development Cooperation ka krijuar 20 Klube Digjitale të Medias në shkollat kampione të shtatë Komunave të Kosovës. Ky projekt synon të ngrisë vetëdijen e nxënësve dhe pjesëmarrjen aktive në çështje si bulizmi, diskriminimi dhe përmirësimi i qytetarisë aktive duke forcuar mendimin analitik dhe kritik. Projekti do të mësojë speficikisht nxënësit me mediat digjitale, magazinat shkollore dhe mundësitë e pafundme të përdorimit të tyre. Nxënësit do të mësojnë si të operojnë me mjetet e mediave për platforma audio-vizuele, publikime kompjuterike dhe punën grupore. Klubet Digjitale të Medias do të: - ngrisin cilësinë e edukimit formal, joformal dhe aktiviteteve ndër-kurrikulare - prezantojnë metodat e mësimit interaktiv përmes arteve vizuele - përkrahin pjesëmarrjen e nxënësve në vendimmarrje dhe kreativitet në shkolla - promovojnë barazinë dhe diversitetin - inkurajojnë kreativitetin, logjikën, mendimin analitik dhe kritik të nxënësve - zhvillojnë aftësitë teknike dhe shoqërore të nxënësve Sesionet e para përfshinë trajnimet e nxënësve në fotografi, video-prodhim, magazina shkollore dhe përdorimin e rrjeteve sociale. Trajnimi i fotografisë dhe publikimit kompjuterik në Klubin e Medias "Ibrahim Fehmiu" - Prizren. Trajnimi i parë për mësimdhënës përfshiu modulet e psikologjisë së medias, fotografisë, video dhe rrjeteve sociale. Prezantimi i projektit nga Eroll Bilibani Psikologjia e medias nga Kaltrina Kelmendi Fotografia nga Samir Karahoda Filmi si media nga Veton Nurkollari Rrjetet sociale nga Valon Canhasi

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor