Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

DokuFest përmbyll Projektin D:Fict

Në qershor, DokuFest realizoi fazën e tretë të projektit D:Fict, këtë herë duke e fokusuar në Tregimin me AR/VR.

Workshop-in e udhëhoqi Jérémy Laurichesse, një producent francez që ka bashkëpunuar me DokuFest për disa vite gjatë festivalit. Fokusimi i tij këtë herë ishte pajisja e studentëve me njohuri të avancuara në tregimin impresiv, duke përdorur teknologjitë e realitetit të shtuar dhe virtual.

Workshop-et filluan me një prezantim të shkurtër mbi bazat e VR dhe një seri shfaqjesh filmash VR, ku pjesëmarrësit reflektuan mbi qasje të ndryshme të narrativës përmes ushtrimeve të brainstorming-ut. Kjo vazhdoi me pjesën e dytë të workshop-ut mbi shkrimin për VR, duke inkurajuar studentët të rishikojnë strukturat tradicionale të tregimit dhe t’i përshtatin ato në mjedise tërheqëse.

Në pasdite kaluam në ushtrimet praktike, përfshirë këtu edhe krijimi i skenës së historisë që krijuan në hapësira virtuale dhe eksperimentimin me xhirimin 360°.

Gjatë gjithë sesioneve, pjesëmarrësit angazhoheshin në pjesën teorike dhe praktike, duke bashkëpunuar gradualisht drejt një filmi virtual që do të integronte teknikat AR/VR dhe tregimin gjithëpërfshirës.

Trajnimi i tretë i D:Fict nuk u fokusua vetëm në aspektin teknologjik të AR/VR, por edhe në kreativitet dhe ndërveprim, duke u mundësuar pjesëmarrësve të zbulojnë forma alternative të komunikimit narrativ.

Ky projekt implementohet në bashkëpunim me Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren të GIZ Kosova

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."