Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

DokuFest lanson Forumin e Filmit të Shkurtër

DokuFest, në partneritet me qendrat e filmit në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, po lansojnë Forumin e Filmit të Shkurtër, një iniciativë e re e krijuar për të forcuar mbështetjen financiare dhe bashkëpunimet për filmat e shkurtër në rajonin e Ballkanit.

Ky program i ri brenda Festivalit do t’u ofrojë kineastëve të përzgjedhur punëtori, mentorim një-në-një, sesione prezantimi, mundësi të njohin persona te rinjë që edhe u japin mundësi njohje të mëtutjeshme në industrinë e filmit. Në edicionin e parë, Forumi i Filmit të Shkurtër do të pranojë aplikime vetëm nga filmbërësve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Çmimet dhe Mundësitë Industriale

Filmbërësit do të kenë mundësinë të konkurrojnë për çmime monetare dhe mbështetje nga industria, duke përfshirë:

Best Project – Creative Force (Prezantuar nga DokuFest dhe Ambasada Suedeze) – 2,000€

Best Pitch – Talent i Ri në Filmbërje (Prezantuar nga DokuFest dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit) – 1,500€

Talent Doc Award (Prezantuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës) – 2,000€

Ftesë për të prezantuar në sesionin “You Only Pitch Twice” të ShorTO Film Market, përzgjedhur nga Italian Short Film Center

Square Eyes Festival Strategy Award – Dy sesione konsultimi dhe një strategji të personalizuar festivali për një projekt të përzgjedhur nga Square Eyes.

Documentary Association of Europe Award – Akomodim dhe akreditim për AGORA MARKET në Festivalin e Filmit në Selanik, duke ofruar qasje të drejtpërdrejtë tek profesionistët e industrisë dhe mundësi njohjeje.

Si të Aplikoni

Forumi i Filmit të Shkurtër është i hapur për filma të shkurtër (fiksion, dokumentar, animacion apo eksperimental) me kohëzgjatje deri në 30 minuta, që ndodhen në krijim, prodhim apo post-produksion.

Afati i aplikimit: 31 maj 2025

Formulari i aplikimit: KLIKO KËTU 

Për pyetje: [email protected]

Forumi i Filmit të Shkurtër organizohet nga DokuFest në partneritet me qendrat e filmit të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë; Italian Short Film Center, ShorTo Film Market, Documentary Association of Europe, AGORA MARKET i Festivalit të Filmit në Selanik, Square Eyes, transmetuesin finlandez YLE, The New York Times: Op-Docs. Nëpërmjet një partneriteti me Scottish Documentary Institute dhe programin ‘Breaking Borders’, Forumi i Filmit të Shkurtër 2025 do ta mirëpresë Skocinë si vend mysafir.

Forumi i Filmit të Shkurtër mbështetet nga Programi Creative Force, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Ambasada Suedeze në Prishtinë, si dhe përmes mbështetjes vjetore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor