Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR SHËRBIME USHQIMORE

Kërkojmë shërbime ushqimore në ITP - Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ish-kampi gjerman i KFOR-it në Prizren, për 78 nxënës/fëmijë +) nga data 25.07.2022 deri më 29.07.2022.

Ne jemi duke kërkuar për biznese gastronomie që mund të ofrojnë shërbime ushqimore, tre herë në ditë për kampin 5-ditor. Restorantet që gjinden në Prizren dhe mund të sjellin shërbime të ushqimit në ITP - Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ish-kampi gjerman i KFOR-it në Prizren), me plane ushqimore të mirëfillta për mëngjes, drekë dhe darkë për 78 pjesëmarrës nga data 25.07.2022 deri më 29.07.2022 dhe kujdestarët e tyre, të na kontaktojnë deri më datën 22.07.2022, në këtë e-mail adresë: [email protected], ose në numrin e telefonit: 045 500 076 Menuja duhet të përfshijë opsione vegane, si dhe plane specifike të vakteve që lidhen me njerëzit me alergji ose kufizime të tjera ushqimore. Ju lutemi që të na jepni një menu të plotë të planit të vakteve për kohëzgjatjen e këtyre 5 ditëve. Çmimi dhe detajet të tjera mund të negociohen pasi të na kontaktoni.

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor