“BLINERA N’RRJET” SHFAQET NË SH. M. “ZENIT”
Në Shkollën e Mesme "Zenit" të Prishtinës, është mbajtur më 17 mars shfaqja e filmit "Blinera n'rrjet" në vazhdim të shfaqjeve që DokuFest i bën me shkollat e mesme të ndryshme të Kosovës.
Pasi që nxënësit e pranishëm shikuan filmin, ata filluan diskutimin lidhur me temën e rrjeteve sociale, ndikimin e tyre në përditshmëri dhe anët pozitive e negative të saj në përgjithësi.
Diskutimi zgjati rreth 30 minuta ku mësimdhënësja dhe nxënësit e shkollës biseduan për temën në fjalë, derisa nxënësit u ndanë të kënaqur me orën e Edukatës Qytetare që u kaloi ndryshe nga përditshmëria, duke shikuar film dhe duke diskutuar.