DokuFest, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, përmes projektit “Beyond Silence – Empowering Voices for Justice and…
Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab
Klubet e Medias Digjitale në Shkollat Kampione në shtatë komuna në Kosovë, gjatë muajit Shkurt dhe Mars kanë përfunduar me 18 sesionet trajnuese për studentët në median digjitale, teknikat intervistuese, aftësim në fotografi si dhe mbledhjen e të dhënave për revistën e shkollës.
Klubi i sapo krijuar i Medias Digjitale merr marrin mësime nga trajnimi për teknikat e Intervistimit dhe Videografisë nga ekipi i DokuFest-it.
Grupi trajnues përmblodhi sesione mbi atë se si t’u qasemi mbledhjes së të dhënave dhe klasifikimit për krijimin e Revistës së Shkollës. Ekipi i DokuFest-it gjithashtu i trajnoi studentët teknikat e editimit të videove përmes programeve si DaVinci si dhe i inkurajoi ata të zhvillojnë versione digjitale të Revistës së Shkollës.
Përmes 18 trajnimeve për rreth 270 studentë, nga shtatë Komuna, morrën trajnime bazike rreth përfshirjes së medias digjitale si mjet i të nxënit dhe krijimit të përmbajtjes që do të mund të lehtësojë mësimet abstrakte. Pjesë e trajnimit ishin edhe videot që do të mund të lehtësojnë procesin e të mësuarit dhe nxënies përmes një mediumi që është vizual, i qartë dhe më i kuptueshëm për ta.
Aktivitetet e këtij projekti do të rrisin vetëdijen e nxënësve dhe rrisin pjesëmarrjen aktive të tyre për të trajtuar tema si përfshirja, bulizmi, diskriminimi si dhe qytetaria aktive duke përmirësuar të menduarit kritik dhe analitik, do të rrisë kreativitetin dhe të fuqizojë ata që në mënyrë efiçiente të komunikojë në një fushë diverse të medias.
Intervistë në Sesion – Shkolla ‘Pavarësia’ në fshatin Siboc, Komuna e Podujevës
Drejtoria e Arsimit nga komuna e Prizrenit vendosi të kontribuojë në këtë program që fillimisht u hartua dhe filloi përmes mbështetjes së Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim. Kontributi i tyre përfshiu sigurimin e pajisjeve për Shkolla në zonat rurale të komunës së Prizrenit si Krajk, Planeje dhe Mushnikove. Klubet e medias digjitale tani janë themeluar edhe në këto shkolla, duke lejuar ekipin e DokuFest që të zhvillojë trajnimet fillestare dhe udhëzime për komunikimin digjital, në mënyrë që studentët të mund të zënë pjesën tjetër të Klubeve të Medias Digjitale.