Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR VEND PUNE

DokuFest ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar ekipit duke hap thirrje për vend pune për Asistent/e për Financa dhe Administratë.

Përgjegjësitë dhe detyrat për asistent/e për financa dhe administratë:

- Përpilimi i raporteve financiare në baza mujore, vjetore sipas kërkesave të menaxherit të financave. - Përpilimi i raporteve të veçanta sipas kërkesave të donatorëve. - Asisitimi në përpilimin e dokumenteve për auditim. - Regjistrimi i faturave dhe transakcioneve në sistemin softwerik për financa. - Përpilimi i kontratave për shërbime dhe regjistrimi në librin e protokolit. - Përgatitja e dokumentacionit për prokurim.

Përgatitja profesionale:

- Diplomë bachelor në financa, administrim biznesi ose fushë të ngjashme.

Kërkesat:

- Minimumi 1 vit përvojë pune si asistent/e administratori financiar. - Njohuri pune për programet e kontabilitetit, si QuickBooks (e dëshiruar). - Vëmendje e përpiktë ndaj detajeve dhe aftësi për të kryer detyrat me saktësi dhe efikasitet. - Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi financiare. - Njohuri bazë për procedura të prokurimit. - Nivele të larta të integritetit dhe aftësisë për të trajtuar informacionin konfidencial. - Njohuri të gjuhës angleze. Afati i fundit për aplikim është deri me datë 03.04.2023. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e plotë, letër motivimi dhe një referencë në [email protected]. Vetëm kandidatët të cilët kalojnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."