Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR OFERTUES - DCP PROJEKTOR

Dokufest fton të gjithë kompanitë që të dërgojne ofertat e tyre për blerje të një projektori. Pajisja që ne kërkojmë duhet të ketë karakteristika minimale ose të ngjajshme që sigurojnë kualitet të lartë të përformancës — shih këtu. Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë këto dokumente: 1. Oferta (bazuar në këto specifika së bashku me çmimin për njësi) 2. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në këtë email: [email protected], jo më larg se 23.12.2022, si dhe mund të na shkruani për çdo informacion shtesë. Përzgjedhja e fituesit do të bëhet në bazë të kriterit të çmimit ekonomikisht më të favorshëm.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."