Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR: Thirrje për mësimdhënës

DokuFest vazhdon me organizimin e ciklit të punëtorive njëditore për mësimdhënës në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativo-mësimor në shkollat e mesme të larta, me qëllim të përmbushjes të kërkesave dhe rezultateve të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Kosovës.

DokuFest u bënë thirrje mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e punëtorive njëditore mbi përdorimin e mjeteve audiovizuale në mësimdhënie si pjesë e kurrikulës së tyre mësimore, që do të mbahen gjatë muajit mars 2024. Thelbi i programit qëndron në qasjen e tij gjithëpërfshirëse, duke integruar të menduarit kritik, qytetarinë aktive, të drejtat e njeriut dhe një zhvillim të qëndrueshëm. Përmes një kombinimi të mjeteve interaktive të mësuarit, duke përfshirë filma dhe klipe, mësuesit do të pajisen me burime online për të krijuar ambiente të reja mësimore, të fokusuar në edukimin mediatik dhe analizën kritike.

 

Trajnimi përfshin punëtori praktike të drejtuar nga ekspertë dhe mësimdhënës me përvojë afatgjate në zbatimin e aplikimit të mjeteve audiovizuale në klasë, dhe ndërlidhjen e tyre me Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Kosovës. Kjo synon të përgatisë nxënësit dhe të rinjtë e Kosovës për të përballuar sfidat e shekullit XXI dhe për të gjeneruar dije konkurruese në mënyrë aktive për tregun global të punës.

 

<h2>Kush mund të aplikoj? </h2>

Mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta që ligjerojnë lëndë shoqërore dhe lëndë shkencore (klasat X-XII). Inkurajohet veçanërisht angazhimi i atyre mësimdhënësve që praktikojnë forma mësimore që përforcojnë vetëbesimin, iniciativën, zgjidhjen e problemeve dhe stimulojnë kreativitetin e nxënësve.

 

<h2>Kohëzgjatja e punëtorive dhe vendndodhja:</h2>

Punëtoritë janë aktivitete njëditore dhe mbahen në Prizren. Punëtoritë e radhës të këtij cikli do të mbahen me 16 dhe 17 Mars 2024.  

 

<h2>Afati i aplikimit:</h2>

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit deri më 8 mars 2024.

 

<a href="https://forms.office.com/r/VKLXYkfVwK">FORMA E APLIKIMIT</a>

 

<img src="https://dokufest-lab.com/images/uploads/photos/NED_LOGO_Color.png" alt="" height="568" width="2172">

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor