Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

HAPET THIRRJA PËR ‘FUTURE IS HERE XI’

THIRRJE PËR APLIKIM

DokuFest fton nxënësit e shkollave të mesme të aplikojnë për kampin dimëror, të bëhen pjesë e gjeneratës XI së shkollës së filmit dokumentar, ku ata do të mësojnë proceset e rrëfimit vizual të historive të tyre përmes mjeteve të ofruara, njohurive dhe asistencës profesionale. Përgjatë 10 viteve që nga themelimi i shkollës sonë të filmit "Future is Here", kemi pasur një vorbull suksesi në te fuqizuarit të zërave të të rinjëve, duke ofruar një platformë të sigurt, njohuri të strukturimit të tregimit dhe mjeteve për të krijuar filma dokumentarë. Në shumë raste, të diplomuarit e shkollës kanë vazhduar një karrierë në film dhe fusha të tjera artistike, duke raportuar se shkolla e filmit i ka frymëzuar ata të ndërmarrin veprime për çështje të caktuara shoqërore kryesisht përmes tregimit dhe kanaleve të tjera të rrëfimit. Shpresa jonë në themelimin e kësaj shkolle mbetet që ajo të rrënjos një ndjenjë të ekspirencave të rinisë së Kosovës për t'u rrëfyer si film. Tregime, nga ato të ballafaqimit si me të kaluarën ashtu dhe të tashmën, si personale ashtu dhe shoqërore e deri te eksplorimi i nënkulturave, janë ato të cilat në gjeneratat e kaluara të shkollës kanë udhëtuar në plot festivale filmi për t'i parë dhe dëgjuar bota! Filmat e prodhuar do të kenë premierë në edicionin e 22-të të DokuFest, në datat 4-12 gusht 2023. Shkolla e filmit dokumentar është pjesë e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” që synon të promovojë vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut përmes filmit dhe fuqizohet nga organizata ‘National Endowment for Democracy’.

KRITERET

Studentët e interesuar duhet të jenë në shkollë të mesme. Aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze.

AFATI PËR APLIKIM

23 DHJETOR, 2022 Forma e aplikimit Başvuru formu Prijavni formular Aplikipasko formulari

KUADRI KOHOR I KAMPIT

Një javë, gjatë pushimit dimëror.

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani