Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

FILMI PËRTEJ ARGËTIMIT

Përdorimi i filmit në klasë ka benefite të shumta. Përveç që zhvillon mendimin kritik dhe inkurajon perspektivën përmes diskutimeve të ngjarjeve, gjithashtu nxit krijimin e forumeve të pavarura për diskutim dhe shkëmbim ideshë.

Përdorimi i filmit në klasë sjell përfitime të shumëfishta. Përveç zhvillimit të të menduarit kritik dhe inkurajimit të perspektivave jo-konvencionale që vijnë si rezultat i diskutimit kritik të ngjarjeve historike, përdorimi i tij ndihmon në krijimin e forumeve të pavaruara për diskutim dhe shkëmbim të ideve. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në themelimin e njërës prej lëvizjeve më unike Vullnetare në Kosovë, që mbështet organizatën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar ‘DokuFest’ si dhe fuqizimin e rinisë drejt prodhimit të shtatë dokumentarëve, organizimit të më shumë se njëqind shfaqjeve të filmave në mbarë Kosovën, bashkë me inkurajimin dhe fuqizimin e mësuesve për përdorimin efektiv të dokumentarit në klasë, projektit ‘Filmi dhe Media Faktuale’ po i afrohet fundit. Shfaqja e filmit ‘DEBRIS’ në fshatin Bellobrad Gjatë muajit Shkurt, ekipi i projektit ndihmuan në shfaqjen e tre filmave për 62 studentë. Gjatë shfaqjes së filmave të realizuar nga Qendra për Prodhim të Filmave Dokumentarë të DokuFest-it, diskutimi kritik që pasoi preku temat e mbrojtjes së ambientit, procesin reciklues, krimet kibernetike si dhe ndërtimit të resiliencës si përgjigje ndaj bulizmit kibernetik. Mësuesit që ishin pjesë e sesioneve trajnuese të organizuara nga ekipi i DokuLab, e pasuruan Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit me udhëzime të reja për film, tashmë të disponueshme për të gjithë mësuesit në vend. Këto materiale edukative do t’i mbështesin ata në arritjen e një game të gjerë rezultatesh mbi të mësuarit efektiv që vjen nga përdorimi i filmit si medium i jashtëzakonshëm. Dita e Sigurisë në Internet - Sulmet Kibernetike dhe si të reagojmë - Shkolla e Mesme “Hajdar Dushi” në Gjakovë – diskutimi pas shfaqjes së filmit Gjatë muajit Shkurt, shënuam Ditën e Sigurt të Internetit – duke krijuar rezistencë ndaj Sulmeve Kibernetike në Shkollën e Mesme “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Ekipi DokuLab u ftua të prezantonte një film për klasën e Teknologjisë nga mësimdhënësja Litvane Spahija. Pas shfaqjes së filmit, ajo shpalosi shembuj të sulmeve kibernetike nëpër botë, shkaqet dhe pasojat e sulmeve si dhe metodat mbrojtëse nga sulmet e tilla dhe më pas studentët ndanë shembuj nga përvoja e tyre personale lidhur me temën. Ndërkaq, programi i mjedisit përfshiu shfaqjen e filmit dokumentar ‘Debris’ i prodhuar nga Shkolla Rajonale e Filmit Dokumentar ‘ACTive’. DokuFest, në bashkëpunim me Drejtoritë e Edukimit në Gjakovë, Prizren dhe Gjilan organizuan sesione informuese me profesorët e Shkollave të Mesme mbi përfitimet e përfshirjes së mjeteve audio-vizuele në klasa. Trajnimi kryesor i cili supozohej të mbahej kah fundi i muajit Mars është shtyer për shkak të përhapjes së COVID-19, dhe planifikohet të mbahet pasi situata të normalizohet. Prezantimi i programit të trajnimit edukativ të DokuFest-it, në bashkëpunim me Drejtorinë e Edukimit të Komunës së Gjakovës dhe mësimdhënëset Jeta Rexha dhe Arbnesha Kusari Ky grant financohet nga projekti ‘Mbështetja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’ financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF).

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."