ZGJIDHJET KREATIVE PËR GJENERATËN DIGJITALE

ZGJIDHJET KREATIVE PËR GJENERATËN DIGJITALE

Klubet e Medias Digjitale në Shkollat Kampione në shtatë komuna në Kosovë, gjatë muajit Shkurt dhe Mars kanë përfunduar me 18 sesionet trajnuese për studentët në median digjitale, teknikat intervistuese, aftësim në fotografi si dhe mbledhjen e të dhënave për revistën e shkollës.

Klubet e Medias Digjitale në Shkollat Kampione në shtatë komuna në Kosovë, gjatë muajit Shkurt dhe Mars kanë përfunduar me 18 sesionet trajnuese për studentët në median digjitale, teknikat intervistuese, aftësim në fotografi si dhe mbledhjen e të dhënave për revistën e shkollës. Trajnimi për Videografët u fokusua në zhvillimin e aftësive intervistuese dhe ushtrimet përfshijtën mbështetjen e bashkëmoshatarëve ku secili student pati mundësinë të filmojë një intervistë por poashtu të jetë edhe intervistuesi edhe i intervistuari. Trajnimi për Fotografë përfshiu praktikat fotografike brenda dhe jashtë, portrete si dhe detaje të fotografimit.


Klubi i sapo krijuar i Medias Digjitale merr marrin mësime nga trajnimi për teknikat e Intervistimit dhe Videografisë nga ekipi i DokuFest-it.


Grupi trajnues përmblodhi sesione mbi atë se si t’u qasemi mbledhjes së të dhënave dhe klasifikimit për krijimin e Revistës së Shkollës. Ekipi i DokuFest-it gjithashtu i trajnoi studentët teknikat e editimit të videove përmes programeve si DaVinci si dhe i inkurajoi ata të zhvillojnë versione digjitale të Revistës së Shkollës.

Përmes 18 trajnimeve për rreth 270 studentë, nga shtatë Komuna, morrën trajnime bazike rreth përfshirjes së medias digjitale si mjet i të nxënit dhe krijimit të përmbajtjes që do të mund të lehtësojë mësimet abstrakte. Pjesë e trajnimit ishin edhe videot që do të mund të lehtësojnë procesin e të mësuarit dhe nxënies përmes një mediumi që është vizual, i qartë dhe më i kuptueshëm për ta.

Aktivitetet e këtij projekti do të rrisin vetëdijen e nxënësve dhe rrisin pjesëmarrjen aktive të tyre për të trajtuar tema si përfshirja, bulizmi, diskriminimi si dhe qytetaria aktive duke përmirësuar të menduarit kritik dhe analitik, do të rrisë kreativitetin dhe të fuqizojë ata që në mënyrë efiçiente të komunikojë në një fushë diverse të medias.


Intervistë në Sesion – Shkolla ‘Pavarësia’ në fshatin Siboc, Komuna e Podujevës


Drejtoria e Arsimit nga komuna e Prizrenit vendosi të kontribuojë në këtë program që fillimisht u hartua dhe filloi përmes mbështetjes së Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim. Kontributi i tyre përfshiu sigurimin e pajisjeve për Shkolla në zonat rurale të komunës së Prizrenit si Krajk, Planeje dhe Mushnikove. Klubet e medias digjitale tani janë themeluar edhe në këto shkolla, duke lejuar ekipin e DokuFest që të zhvillojë trajnimet fillestare dhe udhëzime për komunikimin digjital, në mënyrë që studentët të mund të zënë pjesën tjetër të Klubeve të Medias Digjitale.

Vizitat tek Gjirafa Video

Ngjarja më e rëndësishme e kësaj periudhe ndodhi në fillim të muajit Mars, ku 150 studentë nga komuna e Prizrenit, Shtimes dhe Gjakovës vizituan zyret e Gjirafa Video – kompania më e zhvilluar e teknologjisë dhe inovacionit – për të mësuar më shumë për industrinë digjitale. Vizita i inspiroi studentët dhe u mundësoi atyre të ndajnë përvojat e tyre dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.

Video e Ligjit të Gravitetit

Sesionet trajnuese i inspiruan studentët të krijojnë përmbajtje mësimore dhe, Klubi i Medias Digjitale të Shkollës ‘Zekeria Rexha’ në Gjakovë prodhoi këtë video për ta përdorur më pas në orën mësimore të Fizikës.

Klubet e Medias Digjitale janë themeluar me mbështetjes e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim si dhe ko-financimit nga Komuna e Prizrenit për tri shkolla në regjionin e Prizrenit.