Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

ZGJATET AFATI: Thirrje për krijimin e kampanjës vizuale të DokuFest 2024

DokuFest është në kërkim të dizajnuesve kreativë për kampanjën e edicionit 2024.

DokuFest njihet për fuqinë që posedon kur bëhet fjalë për ndërgjegjësim dhe bashkëpunimin e tij me publikun ndër vite.

Në përpjekje për të tejkaluar pritshmëritë, jemi në kërkim të një dizajneri kreativ apo kompani dizajnuese që janë të gatshëm të bashkëpunojnë ngushtë me ekipin tonë artistikë për të dizajnuar një kampanjë dinamike dhe gjithëpërfshirëse për edicionin e 23-të.

Si dizajner apo kompani dizajnuese, do të jeni përgjegjës të dizajnoni materiale të ndryshme si postera, broshura, bannera dhe grafika për mediat sociale në përputhje me temën e festivalit, të krijoni një trailer 30 sekondësh për festivalin dhe më shumë.

Nëse jeni të interesuar, ju inkurajojmë të na dërgoni një propozim të plotë të detajizuar ku tregoni se si do ta kryeni punën, së bashku me një CV ku mund të shohim eksperiencat tuaja.

Kjo thirrje ju ofron mundësinë që të lini gjurmët tuaja dhe të kontribuoni në trashëgiminë e DokuFest. Të interesuarit mund të aplikojnë në: [email protected] me titull “Dizajnimi i Fushatës Vizuale për DokuFest 2024” deri më 10 maj 2024.

Për më shumë detaje, bashkangjitur gjeni dokumentin me të gjitha detajet për këtë thirrje.

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani