Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR OFERTË: Bileta udhëtuese për mysafirët e Festivalit

DokuFest hap ftesë për ofertim në lidhje me rezervimin dhe blerjen e biletave të udhëtimit ajror ndërkombëtar për mysafirët e festivalit, i cili do të mbahet nga 2 deri më 10 Gusht 2024.

Kërkojmë kompani udhëtimi që të na ndihmojnë me rezervimin e biletave për mysafirët tanë që do të vijnë nga vende të ndryshme të botës.  

Po ashtu, kërkohet që kompanitë të ofrojnë asistencë nga një staf i caktuar gjatë tërë kohës, për të ndihmuar me komunikim në lidhje me rezervimet, procesimet apo dhe anulimet e biletave.

Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat e tyre në emailin zyrtar [email protected]  deri më 31 Maj 2024.  

Më poshtë gjeni dokumentin ku mund të bazoheni për ofertim. 

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."