Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

Thirrje për dizajnim të kampanjës vizuale të DokuFest 2025

DokuFest fton dizajner të talentuar të bëhen krijues të kampanjës vizuale të edicionit të shumëpritur për vitin 2025.

I njohur për angazhimin e audiencës në iniciativa artistike dhe nxitje të diskutimeve të rëndesishme shoqërore, DokuFest edhe njëherë synon të thyej kufijtë krijues.
Kërkojmë dizajner/e të gatshëm për të bashkëpunuar me ekipin tonë artistik në krijimin e një kampanje sa gjithëperfshirëse aq edhe dinamike për edicionin e 24-të.

Të përzgjedhurit do të jenë përgjegjës për zhvillimin e materialeve të kampanjës, përfshirë këtu postera, broshura, banner-a dhe materiale për mediat sociale, si dhe për prodhimin e një trajleri 30 sekondësh për festivalin. 
Kampanja duhet të jetë në përputhje me temën e festivalit dhe të tërheqë audiencën e saj të larmishme.

U bëjmë thirrje të kandidatëve të interesuar të dërgojnë një propozim të detajuar ku përshkruhet qasja e tyre, së bashku me një portofol të punëve të mëparshme.
Ndër vite shumë dizajner krijues kanë lënë gjurmët e tyre në trashëgiminë e DokuFest, e këtë herë ne ju ftojmë të bëheni pjesë e jona për një edicion të paharruar.

Dërgoni aplikimin tuaj në [email protected] me titullin “Design i kampanjës vizuale për DokuFest 2025” deri më 17 maj 2025.
Për më shumë detaje, ju lutemi referojuni dokumentit të bashkangjitur të Kushteve të Referencës.

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë