Në një botë gjithnjë e më të ndarë nga politika, historia dhe kufijtë - fjalë për fjalë dhe metaforikisht –…
Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab
Çdo ditë e më shumë po i afrohemi festivalit. Në mesin e përgaditjeve po bëhemi gati të mirëpresim edhe vullnetarët tanë.
Gjatë festivalit, vullnetarët tanë mbushin çdo ditë me buzëqeshje dhe energji të mirë për gjithqka që ndodh përtej shfaqjes së filmave dhe performancave muzikore.
Prizreni mbushet me ata që ne quajmë ’’ bletat punëtore’’, pa të cilët asnjë edicion nuk do të ishte i mundur. Përkushtimi dhe mundi këtyre të rinjve shërben si rol kyç në mbarëvajtjen e çdo edicioni.
Si vullnetar/e do të keni mundësi të angazhohesh në departamente të ndryshme si Eventet Media & PR, e deri te departamenti për Mikpritje dhe ndihma logjistike.
Përvoja që fitoni, lidhjet që krijoni, dhe atmosfera që përjetoni gjatë festivalit, janë pjesë e asaj që e bën këtë angazhim kaq të veçantë.
Përveç përvojës, do të përfitoni edhe certifikatë pjesëmarrjeje dhe mbi të gjitha, do të jeni pjesë e një komuniteti që mbështet artin, synon bashkëpunim dhe mirëkuptim.
Pse të bëhem vullnetar/e në DokuFest?
- E përjeton nga afër atmosferën unike të festivalit
- Mëson gjëra të reja duke punu në ekipe të ndryshme
- Njofton njerëz të rinj, krijon lidhje dhe përfiton përvojë
- Merr një çertifikatë që e kujton gjithmonë këtë përvojë të veçantë
Kë po kërkojmë?
- Njerëz që janë të përkushtuar dhe i kryejnë detyrat me përgjegjësi
- Të rinj/reja mbi 16 vjeç
- Me energji, të gatshëm për me u përshtat në situata të ndryshme
- Me njohuri bazike të anglishtes
Të interesuarit mund të aplikojnë në këtë formë të aplikimit deri më datën 5 Korrik dhe të bëhen pjesë e komunitetit që e bën DokuFest-in të veçantë!