Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR APLIKIM

DokuFest, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, fton mësimdhënësit që ligjerojnë lëndët mësimore të fushave kurrikulare Gjuhët dhe komunikimi, Artet, Shoqëria dhe mjedisi dhe Jeta dhe puna, të shkallëve kurrikulare 5 dhe 6 (klasat X-XII), të aplikojnë për punëtorinë që mbahet më 7-11 nëntor 2019.

Punëtoria organizohet në kuadër të projektit “Përfshirja e edukimit mediatik dhe informativ në arsimin e mesëm, të lartë dhe joformal në Kosovë” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë. Qëllimi i punëtorisë është fuqizimi i mësimdhënësve për të facilituar procesin mësimor, përmes përdorimit të mjeteve dhe edukimit dhe informimit mediatik. Punëtoria në veçanti do të fokusohet në perspektivën e të nxënit gjatë gjithë jetës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mësimit për të nxënë, zotësisë për vlerësimin dhe procedimin efektiv e të ndërgjegjshëm të informacionit, të nxënit elektronik dhe aftësisë për shfrytëzimin e teknologjive të epokës digjitale. Modulet e punëtorisë përfshijnë ligjeratat për efektet pozitive dhe negative të mediave, metodat e vlerësimit kritik dhe kuptimit të mesazheve mediatike. Inkurajohen mësimdhënësit që janë të gatshëm për bashkëpunim në adresimin e çështjeve ndërkurrikulare që përfshijnë edukimin për media, edukimin për shoqëri demokratike, edukimi për paqe dhe arsimi për zhvillim të qëndrueshëm. Për më tepër, inkurajohen mësimdhënësit që aplikojnë forma të organizimit mësimor, që kanë për qëllim zhvillimin e vetëbesimit, iniciativës, zgjidhjen e problemeve dhe stimulimin e kreativitetit të nxënësve. Për shkak të numrit të limituar të vendeve, përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet përmes vlerësimit të aplikacionit. Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 23 tetor 2019 përmes formës në vijim: APLIKO KËTU

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."