THIRRJE PËR APLIKIM

THIRRJE PËR APLIKIM

DokuFest, në bashkëpunim me Organizatën për Sigurim dhe bashkëpunim në Evropë – OSBE në Kosovë, fton mësimdhënësit që ligjerojnë lëndët mësimore të fushave kurrikulare Gjuhët dhe komunikimi, Artet, Shoqëria dhe mjedisi dhe Jeta dhe puna, të shkallëve kurrikulare 5 dhe 6 (klasat X-XII), të aplikojnë për punëtorinë që mbahet më 5-7 nëntor 2021.

Qëllimi i punëtorisë është fuqizimi i mësimdhënësve për ta realizuar procesin mësimor përmes mjeteve audiovizuele edukative dhe informimit medial. Punëtoria në veçanti do të fokusohet në përdorimin e filmit dokumentar në klasë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mësimit për të nxënë, zotësisë për vlerësimin dhe procedimin efektiv e të ndërgjegjshëm të informacionit, të nxënit elektronik dhe aftësisë për shfrytëzimin e teknologjive të epokës digjitale.

Modulet e punëtorisë përfshijnë ligjeratat për efektet pozitive dhe negative të mediave, metodat e vlerësimit kritik dhe kuptimit të mesazheve mediatike.

Inkurajohen mësimdhënësit që janë të gatshëm për bashkëpunim në adresimin e çështjeve ndërkurrikulare që përfshijnë edukimin për media, edukimin për shoqëri demokratike, edukimi për paqe dhe arsimin për zhvillim të qëndrueshëm. Për më tepër, inkurajohen mësimdhënësit që aplikojnë forma të organizimit mësimor, që kanë për qëllim zhvillimin e vetëbesimit, iniciativës, zgjidhjen e problemeve dhe stimulimin e kreativitetit të nxënësve.

Për shkak të numrit të limituar të vendeve, përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet përmes vlerësimit të aplikacionit.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 29 tetor 2021 përmes formës në vijim: APLIKO KËTU

[SRB]

Poziv za aplikaciju

DokuFest, u saradnji sa Misijom OEBS-a na Kosovu, poziva nastavnike jezika i komunikacije, umetnosti, društva i životne sredine, i života i rada, nastavnog nivoa 5 i 6 (razredi X-XII), na radionicu o medijskoj pismenosti koja će se održati od 5. do 7. novembra 2021. godine.

Cilj radionice je unapredjenje veštine nastavnika u realizaciji procesa učenja putem edukativnih audiovizuelnih sredstva i medijskog obrazovanja.

Radionica će se usredsrediti na perspektivu celoživotnog učenja, sa posebnim akcentom na nastavu radi učenja, sposobnost ocenjivanja informacija, delotvorno i savesno korišćenje informacija, e-učenje i sposobnost korišćenja nove digitalne tehnologije.

Moduli radionice obuhvataju predavanja o uticaju medija, metode kritičke ocene i razumevanje medijskih poruka.

Pozivaju se da se prijave nastavnici zainteresovani za rešavanje različitih pitanja medijske pismenosti iz nastavnog plana i programa i za predavanja koja obuhvataju demokratska društva, mir i održivi razvoj. Štaviše, pozivaju se da se prijave i nastavnici koji primenjuju metode čiji je cilj razvoj samopouzdanja, preuzimanje inicijative, rešavanje problema i stimulisanje kreativnosti kod učenika.

Zbog ograničenog broja mesta nastavnici će se birati tako što će se ocenjivati njihove prijave.

Molimo vas da se prijavite do 29. oktobra 2021. godine, koristeći ovaj obrazac: APLICIRAJ OVDE