XI

Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

oseKrijo llogari të repër ta parë filmin.




Këta jemi ne

Ky është një dokumentar për familjen time, i cili u bë për t’u treguar njerëzve se jo gjithçka që shohim në sipërfaqe është e vërtetë. Shumë shpesh ka diçka që fshihet pas kësaj buzëqeshje perfekte dhe fytyre të lumtur. Shpresoj që ky dokumentar mund t’i ndihmojë njerëzit të hapin sytë dhe të mos gjykojnë para se ta dinë. Në fund të fundit ... ne shpesh e gabojmë kripën me sheqer.

Regjia: Arta Elezi

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor