Filmat e tre gjeneratave të kineastëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të cilët morën pjesë në laboratorin artistik, të larmishëm, informal e krijues të filmit dokumentar, iniciuar nga Pravo Ljudski Film Festival dhe DokuFest, mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED).
"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."
—
Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani