Re:Connect

Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

oseKrijo llogari të repër ta parë filmin.

Klasat:

Lëndë Mësimore:

Tema:

Baby Gun

“Baby Gun” është një film i shkurtër, hibrid mes dokumentarit dhe fiksionit. Ngjarjet e filmit zhvillohen gjatë festës vjetore të Karabashit në Prizren, Kosovë. Kjo traditë, e cila shënon fillimin e verës, shpesh bëhet objekt diskutimi për shkak të origjinës së saj pagane. Gjatë festës, për djemtë e vegjël shpesh blihen pushkë dhe armë lodër. Filmi krijon atmosferën e një fushe beteje mes grupeve të ndryshme; fëmijët përfshihen në luftime ndërsa luajnë në parkun e qytetit. Veprimet dhe vëmendja e tyre janë të shkëputura nga realitetet dhe problemet e jetës së të rriturve që i rrethojnë. Filmi eksploron kujtesën kolektive, traumën ndërbrezore dhe maskulinitetin në shoqëri të formuara nga dhuna, konfliktet dhe lufta e së kaluarës së afërt.

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."

—
Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani