Future is Here

Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

oseKrijo llogari të repër ta parë filmin.

Klasat: XII, XI

Lëndë Mësimore: Psikologji, Gjuhë Shqipe

Tema: Vetëbesimi / Vetëvlerësimi, Familja / Shoqëria / Adoleshenca, Motivimi

Ergys

Në këtë dokumentar, ne e përjetojmë shpirtin fëmijëror të një djaloshi të quajtur Ergys, i cili është një lypës nga Shqipëria por që jeton një kohë në Prizren. Gjithçka që ai ka tani janë, vëllai i tij i madh,shoqëria e re, shokët, shoqet, të cilët jo gjithmonë janë të mirë me të dhe atë shpresën e vogël e cila e mbanë gjallë. Ditët e tij duken gati gjithmonë njësoj. Por ajo që i mungon atij, janë prindërit e tij. Pavarësisht të gjithave ai sërish e ka shpirtin e një fëmie sikur se të gjithë moshatarët e tij dhe mundohet të gjejë kënaqësi në gjithçka dhe çdo moment.

Regjia: Rina Celina

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor