Future is Here

Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

oseKrijo llogari të repër ta parë filmin.

Klasat:

Lëndë Mësimore:

Tema:

Artistry

“Artistry” eksploron ndikimin e inteligjencës artificiale në krijim të muzikës, duke shfaqur shpejtësinë dhe precizitetin në komponim dhe miksim. Filmi ekzaminon kapacitetet innovative të inteligjencës artificiale derisa vë në pyetje aftësinë e saj për replikim të autenticitetit dhe thellësisë emocionale të njerëzve muzikantë. Filmi fton shikuesit që të reflektojnë rolin e teknologjisë në muzikë dhe cilësitë unike të kreativitetit njerëzor.

Regjia: Lis Mustafa

Editor: Lis Mustafa

Biografia e shkurtër: Biografia e shkurtër: Lis Mustafa është muzikant 18 vjeçar i lindur në Prizren, Kosovë. Aventura muzikore e Lisit filloi në moshën 7 vjeçare kur ai mori kitarën e parë, duke nisur pasionin e tij. Ai shkëlqeu në garat kombëtare, duke fituar çmime të ndryshme si dhe duke impresionuar audiencën me performancat e tij emotive si dhe aftësitë teknike. Përveç muzikës, Lisi së fundi është futur në botën e filmbërjes, duke komponuar për dokumentarë dhe shfaqje të ndryshme teatrale. 

Faqja zyrtare e filmit: https://dokufest.com/ Contact: [email protected]

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."