Produksione Origjinale

Filma të prodhuar nga DokuFest

Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

Katalogu i të gjithë filmave të prodhuar përmes Laboratorit të Prodhimit të Filmit të DokuFest që nga viti 2013. Laboratori i Prodhimit të Filmit është një program trajnues që inkurajon filmbërjen krijuese të dokumentarëve përmes ushtrimeve praktike për tregim vizual, gjersa familjarizon të rinjtë me konceptin e qytetarisë aktive, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike. Ky program udhëzon dhe nxit të rinjtë të ndërmarrin veprime dhe të jenë agjentë aktivë për ndryshimet shoqërore përmes tregimit dhe krijimit të filmit. Eksploroni bazën tonë të të dhënave me mbi 100 filma falas dhe gjeni tituj me burime shoqëruese edukative.

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë