Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re
Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësve

Platformë virtuale me materiale didaktike për përdorimin e filmit në klasë në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Republikës së Kosovës. Krijoni një llogari për qasje të pakufizuar në Bibliotekën Digjitale me 157 filma dhe 115 fleta të punës për përdorimin e filmit në klasë.

Duke u regjistruar në Bibliotekë do të keni qasje në filma dhe materiale përcjellëse arsimore me të cilat nxënësit zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe prirjet që janë të domosdoshme për një shoqëri demokratike. Kjo ndihmon që të zhvillojnë të kuptuarit e tyre mbi botën, njerëzit, vlerat e tyre, proceset shoqërore në kohë, vende dhe rrethana të ndryshme. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj fushe ata zhvillojnë edhe të kuptuarit e tyre për mjedisin e vet dhe më gjerë.

Për qasje të plotë në bibliotekë, Kyqu ose krijo Llogari të re.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."