FAQ

Pyetje të shpeshta rreth aktiviteteve të DokuLab

Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

Çka është Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësve?

—Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësve është platformë virtuale me materiale didaktike për përdorimin e filmit në klasë, në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Republikës së Kosovës. Me mbi 150 filma dhe mbi 200 fleta të punës, janë mbi 300 mësimdhënës të shkollave të ndryshme publike e private të Kosovës që janë pjesë e saj.  

Si mund të kem qasje në Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësve?

—Qasje në Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësve mund të keni duke e plotësuar këtë formular që duhet të plotësohet me të dhëna të sakta të aplikuesit dhe më së largu brenda 72 orëve, ju do të pranoni username dhe password (llogarinë dhe fjalëkalimin) për tu qasur aty.

Si ta përdor Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit?

—DokuFest është përkujdesur që të mundësojë qasje shumë të lehtë në Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit për të gjitë mësimdhënësit e interesuar. Ju posa kyqeni në Bibliotekë do të shihni filtrimin e bërë me filma sipas lëndëve, klasave, temave, SDG - dhe duke klikuar në atë që ju përshtatet dhe ju intereson, mund të shihni filmat dhe të keni qasje në fletat e punës të punuara nga mësimdhënës si ju.

Si mund ta ndërrojë fjalëkalimin në platformën dokufest-lab.com për Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit?

—Fjalëkalimin mund ta ndërroni duke e shkruar llogarinë e tuaj saktë (e-mail) duke klikuar në "reseto fjalëkalimin". Pas kësaj ju do të pranoni në e-mail adresën tuaj vegëzën për ndërrim të fjalëkalimit. 

Ku mund të drejtohem për pyetje shtesë?

—Për pyetje shtesë ju mund të dërgoni e-mail në [email protected] dhe më pastaj do të orientoheni si të veproni.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."