Regjia: Jialing Zhang
Kina është në procesin e themelimit të një diktature bazuar në të dhëna të mëdha. Filmi shoqëron njerëzit që luftojnë kundër një sistemi gjithëkontrollues të mbikëqyrjes dhe janë në rrezik të shtypen nga ai. Falë qasjes ekskluzive dhe intime, ky vëzhgim i gjatë tregon jetën e disa aktivistëve që luftojnë për të drejtat e njeriut, të cilët jetojnë nën mbikëqyrje esktreme dhe me trauma. Në të njëjtën kohë, filmi përfshin qytetarët e zakonshëm, sjellja e përditshme e të cilëve regjistrohet dhe vlerësohet nga një sistem eksperimental i vlerësimit.