Një vajzë pa babë, një film që adreson çështjen e të pagjeturve në Kosovë. Një tregim për traumën dhe kidnapimin e personave të pafajshëm nga forcat militare serbe, që ende konsiderohen të pagjetur.
Regjia: Hana Sedolli, Ben Gorani
"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."