Drejtësia Tranzicionale

E Papërfunduar

Drejtësia ende në pritje.

Tema: Kërkimi i vazhdueshëm për drejtësi dhe llogaridhënie.

Përshkrimi: Disa rrëfime mbeten të papërfunduara sepse e vërteta dhe drejtësia ende mungojnë. Videoja e tetë reflekton mbi dëshmitë për personat e zhdukur, rastet e pazgjidhura dhe nevojën e vazhdueshme për llogaridhënie.

Zërat e viktimave dhe komuniteteve të prekura duhet të dëgjohen në mënyrë kuptimplotë dhe të vendosen në qendër të proceseve të drejtësisë tranzicionale për të siguruar llogaridhënie, drejtësi dhe pajtim të qëndrueshëm.

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë