Drejtësia Tranzicionale

Guximi

Forca për të folur, vullneti për të vazhduar.

Tema: Fuqizimi përmes dëshmisë dhe të folurit publik.

Përshkrimi: Të flasësh për kujtime të dhimbshme kërkon guxim. Videoja e nëntë reflekton mbi forcën e atyre që dëshmojnë, kujtojnë dhe zgjedhin të vazhdojnë të ndërtojnë jetën pas humbjes.

Zërat e viktimave dhe komuniteteve të prekura duhet të dëgjohen në mënyrë kuptimplotë dhe të vendosen në qendër të proceseve të drejtësisë tranzicionale për të siguruar llogaridhënie, drejtësi dhe pajtim të qëndrueshëm.

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor