Të Përzgjedhura

Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

oseKrijo llogari të repër ta parë filmin.




Vasha e arratisur

Dokumentari “Vasha e arratisur” flet për tregimin e Shkurte Krasniqit, që ka ikur nga shtëpia e saj në Vranoc në moshën 17 vjeçare, pasi që familja nuk ia vazhdoi edukimin tutje. Shkurta kujton momentet më sfiduese të jetës së saj në tren për Pejë, kur e mori atë për herë të parë për Prishtinë për të vazhduar edukimin universitar. Bisedat mes Shkurtes dhe mbesës së saj shërbejnë si simbol i rezistencës së saj ndaj mohimit të së drejtës së edukimit, që i është mohuar rreth 10% të femrave në Kosovë sot.

Regjia: Anisa Aliu

Editore: Anisa Aliu, Trëndelina Halili

Biografia e shkurtër: Anisa Aliu është e lindur dhe e rritur në Prishtinë. Ajo është 18 vjeçare dhe që nga mosha e re e saj ka treguar interesim në fushë të drejtësisë, veçanërisht të drejtat e edukimit për gratë në Kosovë. Ajo filmbërjen si dokumentar e pa si mundësi për të dhënë mesazhin e saj artistikisht. Anisa në të ardhmen synon që të orientohet në fushën e të së drejtës ndërkombëtare. 

Faqja zyrtare e filmit: https://dokufest.com/ Contact: [email protected]

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë