Të Përzgjedhura

Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

oseKrijo llogari të repër ta parë filmin.




Ar-rythmic

Dy shkolla të ndryshme, një ndërtesë dhe një jetë e përbashkët, njëra në një ndërtesë të huaj dhe tjetra në shtëpinë e saj të përbashkët. Muzikantë, talente, ëndrra dhe shpresa të reja, që enden dhe qëndrojnë në hapësira të improvizuara. Ku do të jetë destinacioni i radhës?

AR-RHYTHMIC / Kosovë: 2023 — 8'45" / Color 

Regjia: Albina Konjuhi, Jona Pireva Kinematografia: Albina Konjuhi, Jona Pireva Editor: Albina Konjuhi, Jona Pireva 

Biografia e shkurtër: Jona Pireva ka lindur më 10.05.2005 në Prishtinë. Shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” e mbaroi në qytetin e saj dhe krijimtaria dhe ambiciet e saj zgjerohen në fushën e muzikës, veçanërisht në instrument, piano dhe shkrim/regji filmi. Albina Konjuhi, 18-vjeçare nga Prishtina. Është diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr.Ali Sokoli”. Ajo është e motivuar të mësojë dhe të ketë sukses ndërsa përpiqet të bëhet një grua e shquar dhe e suksesshme në shoqërinë e sotme. Me qëllimin përfundimtar për t'u bërë një mjek i madh. Ajo ka mbajtur një interes të madh për filmat dhe pëlqen të lexojë, të shkruajë tregime të shkurtra dhe më e rëndësishmja të kalojë kohë me të dashurit e saj. 

Web-faqja zyrtare e filmit: https://dokufest.com/ Kontakti: [email protected]

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor