Të ngrirë midis dashurisë dhe urrejtjes, frikës dhe trimërisë, gëzimit dhe vuajtjes, emocionet nga e kaluara duken të pamundura të zbehen.
Regjia Veton Kastrati
"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."