Dokumentari ndjek Greta Thunberg-un, një aktiviste adoleshente për klimën nga Suedia. Ajo nis fushatën e saj ndërkombëtare për t'i bërë njerëzit të dëgjojnë shkencëtarët për problemet mjedisore të botës.
"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."