Drejtësia Tranzicionale

Dhimbja

Të jetosh me humbjen.

Tema: Si vazhdojnë jetën të mbijetuarit duke bartur dhimbjen.

Përshkrimi: Dhimbja nuk përfundon kur përfundon lufta. Ajo mbetet në jetën e përditshme, në kujtesë dhe në mungesën e atyre që nuk janë më këtu. Videoja e dytë e kësaj serie shikon se si të mbijetuarit vazhdojnë të jetojnë duke bartur dhimbjen.

Zërat e viktimave dhe komuniteteve të prekura duhet të dëgjohen në mënyrë kuptimplotë dhe të vendosen në qendër të proceseve të drejtësisë tranzicionale për të siguruar llogaridhënie, drejtësi dhe pajtim të qëndrueshëm.

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."