Menu

Filmi përtej argëtimit!

Leave a comment

Përdorimi i filmit në klasë sjell përfitime të shumëfishta. Përveç zhvillimit të të menduarit kritik dhe inkurajimit të perspektivave jo-konvencionale që vijnë si rezultat i diskutimit kritik të ngjarjeve historike, përdorimi i tij ndihmon në krijimin e forumeve të pavaruara për diskutim dhe shkëmbim të ideve.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në themelimin e njërës prej lëvizjeve më unike Vullnetare në Kosovë, që mbështet organizatën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar ‘DokuFest’ si dhe fuqizimin e rinisë drejt prodhimit të shtatë dokumentarëve, organizimit të më shumë se njëqind shfaqjeve të filmave në mbarë Kosovën, bashkë me inkurajimin dhe fuqizimin e mësuesve për përdorimin efektiv të dokumentarit në klasë, projektit ‘Filmi dhe Media Faktuale’ po i afrohet fundit.

Shfaqja e filmit ‘DEBRIS’ në fshatin Bellobrad

Gjatë muajit Shkurt, ekipi i projektit ndihmuan në shfaqjen e tre filmave për 62 studentë. Gjatë shfaqjes së filmave të realizuar nga Qendra për Prodhim të Filmave Dokumentarë të DokuFest-it, diskutimi kritik që pasoi preku temat e mbrojtjes së ambientit, procesin reciklues, krimet kibernetike si dhe ndërtimit të resiliencës si përgjigje ndaj bulizmit kibernetik.

Mësuesit që ishin pjesë e sesioneve trajnuese të organizuara nga ekipi i DokuLab, e pasuruan Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit me udhëzime të reja për film, tashmë të disponueshme për të gjithë mësuesit në vend. Këto materiale edukative do t’i mbështesin ata në arritjen e një game të gjerë rezultatesh mbi të mësuarit efektiv që vjen nga përdorimi i filmit si medium i jashtëzakonshëm.

Dita e Sigurisë në Internet
 Sulmet Kibernetike dhe si të reagojmë
Shkolla e Mesme “Hajdar Dushi” në Gjakovë – diskutimi pas shfaqjes së filmit

Gjatë muajit Shkurt, shënuam Ditën e Sigurt të Internetit – duke krijuar rezistencë ndaj Sulmeve Kibernetike në Shkollën e Mesme “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Ekipi DokuLab u ftua të prezantonte një film për klasën e Teknologjisë nga mësimdhënësja Litvane Spahija. Pas shfaqjes së filmit, ajo shpalosi shembuj të sulmeve kibernetike nëpër botë, shkaqet dhe pasojat e sulmeve si dhe metodat mbrojtëse nga sulmet e tilla dhe më pas studentët ndanë shembuj nga përvoja e tyre personale lidhur me temën.

Ndërkaq, programi i mjedisit përfshiu shfaqjen e filmit dokumentar ‘Debris’ i prodhuar nga Shkolla Rajonale e Filmit Dokumentar ‘ACTive’.

DokuFest, në bashkëpunim me Drejtoritë e Edukimit në Gjakovë, Prizren dhe Gjilan organizuan sesione informuese me profesorët e Shkollave të Mesme mbi përfitimet e përfshirjes së mjeteve audio-vizuele në klasa. Trajnimi kryesor i cili supozohej të mbahej kah fundi i muajit Mars është shtyer për shkak të përhapjes së COVID-19, dhe planifikohet të mbahet pasi situata të normalizohet.

Prezantimi i programit të trajnimit edukativ të DokuFest-it, në bashkëpunim me Drejtorinë e Edukimit të Komunës së Gjakovës dhe mësimdhënëset Jeta Rexha dhe Arbnesha Kusari

Ky grant financohet nga projekti ‘Mbështetja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’ financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF).

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: