Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Von

Filmi

Von


Lënda

EDUKIMI MEDIATIK


Përgatitur nga

Fjolla Gashi, SH. M. "Sami Frashëri" Prishtinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Von
Von

Përshkrimi i filmit

Hana tregon një pjesë të periudhës së saj në të cilën shihet që nuk po e kalon edhe aq mirë, në mes të adoloshencës dhe paragjykimeve tregon vështirësitë e jetës së saj në kohën e tashme duke bërë edhe krahasimet me të cilat i ka biseduar me nënën e saj me mënyrën e qasjes së komunitetit, familjes, etj.

Kriza e Hanës ka të bëjë me vetëbesim e nganjëherë edhe me mosbesimin në veten e saj, ballafaqimi me bashkëmoshatarët përreth, pritshmëritë e saj prej tyre ndaj saj.

Në fund të filmit shihet që e ka gjetur formulën e të jetuarit me pozitivitet, e motivuar, e dashur dhe duke dashur cdo gjë përreth, me të gjithë ata që kanë ndikim në jetën e saj.

Njësia mësimore

—Roli i mediave në adoloshencë
—Rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre në adoloshencën e hershme

Fushat e kurrikules

Kurrikula me zgjedhje
Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla 5;
Klasa X dhe XI

Kompetencat

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit;
Kompetenca e të menduarit (mendimtar kreativ dhe kritik);
Kompetenca personale (Individ i shëndoshë);
Kompetenca qytetare (Qytetar i përgjegjshëm).

Rezultatet e të nxënit

-Çka është adoloshenca?
-Njihet me ndikimin dhe rolin e mjeteve të informacionit në adoloshencë;
-Shpjegon mënyrën e komunikimit në periudhën e adoloshencës; 
-Diskuton, shpreh mendimin për teoritë mbi ndikimin e medias;
-Analizon në mënyrë kritike shkaqet dhe pasojat e internetit;
-Krahason dhe krijon opinione si do të ishte periudha e tyre si adoloshent pa rrjete sociale;

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab
Von

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab
Von
Von

Pikat e diskutimit

  1. Diskutojmë rrëfimin e Hanës në film!
  2. Cilat rrjete sociale i përdorni dhe a mendoni se ndikojnë në adoloshencën e juaj?
  3. Mendoni që në rrejtet sociale ekziston bullizmi kibernetik?


Aktivitetet

Evokim:

Rrjeti i diskutimit: -Çfarë është adoloshenca dhe cilët janë problematikat e një adoloshenti? -Cilat rrjete sociale i posedoni? -A jeni të fiksuar ndaj rrjeteve sociale, dhe me cfarë probleme përballeni?

Realizim:

(Dy grupe) Grupi I: Të hamendsojnë jetën e tyre pa rrjete sociale, të krahasojnë kohën e prindërve të tyre në moshën e adoloshencës, dhe t’i renditin të gjitha problematikat e jetës më të cilat janë përballë në atë kohë. Çka e shihni si përparësi dhe çka si mangësi? Grupi II: Të tregojnë sa ndikojnë rrjetet sociale në ndryshimin e emocioneve, cilat janë problematikat që përballen cdo ditë, si dhe të tregojnë anët pozitive dhe negative të përdorimit të internetit në përditshmërinë e tyre si adoloshent. Keni qënë pjesë e bullizmit kibernetik?

Reflektimi:

Pasojat: Teprim i përdorimit të rrjeteve sociale, Dëmtim emocional, Bullizëm, Gjuhë të urrejtjes; —A duhet të kemi kontrollë në përdorimin e rrjeteve sociale që të kemi një kulturë të përdorimit të rrjeteve sociale jo të tepruar, si dhe a mungon hapsira mediale e programeve televizive për informimin e fëmijëve se si ta tejkalojnë adoloshencën në mënyrë të shëndoshë?

Detyrë shtëpie:

Cilat janë mënyrat e qasjes që ju si adoloshent do të dëshironi t’i përjetoni nga familja, komuniteti, si dhe nga mësimdhënësit, dhe se a mendoni që paragjykimet dhe stereotipet që krijohen në rrjetet sociale nga moshatarët ndikojnë në psikologjinë tuaj?

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s