Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Time

Filmi

Time


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Shpresa Prestreshani-Ibrahimi, SH. M. "ASK" Shkabaj, Obiliq

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Time
Time

Përshkrimi i filmit

Filmi flet për Sylën, i cili ka shpëtuar mbi 100 vetë prej lumit Drin. Rëniet në lum kanë qenë aksidentale ose ndonjëherë edhe tentim për ikje nga kjo jetë, por gjithsesi tentimi i shpëtuar nga Syla.

Uji ishte i ftohtë, i rrëmbyeshëm por prapë Syla përmes çingelave vendos në pjesën e pasme dhe kështu e tërheq nga uji. Pra këtu shfaqet altruizmi i Sylës, por edhe problemet shoqërore si: tentimet për ikje nga kjo jetë, etj.

Në film është e qartë që Syla është altruist por nuk vuan shumë të “duket” dhe gjithashtu nuk pranon dhurata.

Por njerëzit janë shumë falenderues edhe atëherë kur personi nuk ka arritur të shpëtojë, ora e personit vazhdon të qëndrojë me Sylën, si reflektim i vazhdimësisë emocionale të personit.

Njësia mësimore

—Altruizmi/ Empatia

Fushat e kurrikules

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Klasa: XI, XII

Kompetencat

—Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit; 
—Kompetenca e të menduarit (kritik, kreativ);
—Kompetenca personale (individ i shëndoshë);
—Kompetenca qytetare (qytetar i përgjegjshëm).

Rezultatet e të nxënit

—Njeh rezultatet e të nxënit;
—Zhvillon rezultatet e të nxënit; 
—Krahason rezultatet e të nxënit;

PSIKOLOGJI
DokuLab
Time

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Time
Time

Pikat e diskutimit

  1. —Çka ka ndodhur gjatë filmit?
  2. —Cilat janë personazhet?
  3. —Si ndihen ata?
  4. —Çka mësuat nga filmi, cila është porosia e filmit?
  5. —Cilat janë vlerat e shoqërisë sonë?
  6. —A janë prezente këto vlera?


Aktivitetet

Diskutimi:

—Tregoni ndonjë rast kur personi ka rënë në lumë dhe tregoni a është ndonjë i afërm i juaji apo vetëm rast që keni dëgjuar? —Cila ka qenë historia e këtij personi? —Si ka përfunduar?

Ese:

—Mendo dhe vendos një titull —Në fund të esesë shkruani a do të mund të ishte kjo histori ndryshe?

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s