Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

TIme

Filmi

Time


Lënda

JETA DHE PUNA


Përgatitur nga

Klea Dautaga, SHM "Hysni Zajmi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

TIme
Time

Përshkrimi i filmit

Në këtë film shfaqet një mesazh me baza humanitare të një plaku që gjysma e jetës së tij iu rikhtye në një vullnetarizëm dhe pasion për shpëtim të njerëzve.

Këtë histori e rrëfeu nipi i tij, i cili ndihet krenar që gjyshi i tij harxhoi çdo sekond të çmuar nga koha e tij e jetës, pa pranuar përfitime, veçse me dëshirë të plotë për humanizëm.

Ngjarja ndodhi te Ura e Fshejt ku plaku i quajtur Sylë shkonte çdo ditë me motive të sakrificës të jetëve të grupmoshave të ndryshme të cilët fatkeqësisht në mënyrë të ndryshme aksidentalisht përfundonin poshtë Urës së Fshejtë dhe mbyteshin në lumin Drin.

Në moshën 96-vjeçare, plaku Sylë ndërroi jetë, deri në atë kohë numri i vitkimave kishte vajtur mbi 100. Plaku vdiq duke përcjellë mesazhe të forta për çdo gjeneratë pas.

Njësia mësimore

Memory

Fushat e kurrikules

Jeta dhe puna

Përshtatshëm për

Klasat: X, XI, XII;

Kompetencat

—Kompetencat digjitale;
—Kompetenca personale;
—Kompetencat qytetare;
—Kompetencat e të menduarit;
—Kompetencat për të mësuar e për të nxënë;
—Kompetencat për jetë e sipërmarrje.

Rezultatet e të nxënit

—Dalloni dhe shpjegoni elementet e ngjarjeve. Si ka ndodhë? Ku ka ndodhë? Dhe çfarë ka ndodhë?

JETA DHE PUNA
DokuLab
Time

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

JETA DHE PUNA
DokuLab
TIme
Time

Pikat e diskutimit

  1. —Çfarë rreziku mund të përcjellë si mesazh ky film?
  2. —Trego ngjarjen e filmit?
  3. —Çfarë përshtypje ju përcolli filmi?


Aktivitetet

Evaluimi: Rrjeti diskutimit

Në rast të katastrofave a do të ishit në gjendje të ndihmonit njësoj sikur plaku Sylë në film apo të tërhiqeshit sepse do të kishit frikë apo do të ndjenit rrezik për veten.

Reflektimi:

Diskutim në grup se çfarë mesazhi përcjell filmi.

Ndërtimi i njohurive:

Ndarja në dy grupe ku njëri grup është pro ndihmesës në ato raste, ndërsa grupi tjetër sikur nuk pranon të ndihmojë në këto raste.

Detyrë shtëpie:

Shkruani një histori shpëtimi ose ese për pasionin e fshehtë.

JETA DHE PUNA
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s