Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Time

Filmi

Time


Lënda

EDUKIM PËR SHËNDET


Përgatitur nga

Leonora Dautaga, SH. M. "Hysni Zajmi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Time
Time

Përshkrimi i filmit

Ky është një film që i kushtohet Sylë Shalës i cili nga përshkrimi që bëhet nga ana e nipit të tij. Ky përshkruan shumë bukur anën humanitare të gjyshit të tij.

Si model i sakrificës, shpëtimit, vullnetarizimit, përkushtimit, për të ndihmuar, shpëtuar njerëzit të grup-moshave të ndryshme që askidentalisht kishin ra në lumin Drin, në Urën e Fshejtë.

Ky këtë përshkrim të gjyshit të tij e tregon përmes filmit që zgjat 5-6 minuta ku tregohet që ai arrin të ndihmojë afër 100 trupa deri në moshën 98-vjeçare kur edhe ky film realizohet.

Njësia mësimore

Memory

Fushat e kurrikules

Jeta dhe puna

Përshtatshëm për

Klasat: X, XI, XII;

Kompetencat

—Kompetenca digjitale
—Kompetenca personale
—Kompetenca qytetare
—Kompetenca e të menduarit
—Kompetenca për të mësuar e për të nxënë
—Kompetenca për jetë e sipërmarrje

Rezultatet e të nxënit

—Nxënësit të dallojnë elementet e ngjarjes. Si ka ndodhë, ku ka ndodhë dhe çfarë ka ndodhë?

EDUKIM PËR SHËNDET
DokuLab
Time

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

EDUKIM PËR SHËNDET
DokuLab
Time
Time

Pikat e diskutimit

  1. Trego ngjarjen prej filmit
  2. Tregoni si dotë vepronit në raste të tilla
  3. Çfarë rreziku përcjell si mesazh ky film?
  4. Cila është përshtypja që realizohet?


Aktivitetet

Evoluimi: Rrjet i diskutimit

Në rast të katastrofave a do të ishin në gjendje të ndihmonit njësoj si kur mixha Sylë apo dhe të tërhiqeshit sepse do të kishit frikë?

Ndërtimi i njohurive:

Ndahen në dy grupe ku diskutohet, ku njeri grup hamendëson që nuk duhet me pasë një qasje të tillë dhe grupi tjetër të jetë humanitar.

Reflektimi:

Diskutimet në grup se çfarë mesazhi ka përcjell ky film?

Detyrë shtëpie:

Shkruani një tekst për kujtimet (Memory)

EDUKIM PËR SHËNDET
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s